Bashkëpunoi me Klodian Çalamanin?! Gruaja e dyshuar shkon në polici, dëshmon për ngjarjen

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 14:17

Fieri dhe gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja makabre e 8-vjeçarit Mateo Vasiu 10 ditë më parë. Autori është 38-vjeçari Klodian Çalamani, por ditët e fundit janë ngritur dyshimet se në ngjarje është përfshirë edhe një grua. Ky detaj është denoncuar nga familjarët e Mateos, por prindërit nuk kanë pranuar të flasin më shumë për mediat. Në lidhje me këtë denoncim mësohet se policia është vënë në lëvizje dhe ka shoqëruar në komisariat gruan e dyshuar.

Sipas banorëve të fshatit Grecalli, gruaja ka dhënë dëshminë e saj në polici, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për këtë. Sakaq policia ia ka kaluar dosjen prokurorisë. Nga dëshmitë e banorëve të zonës, është përfrcuar fakti se Klodian Çalamani ishte njeri problematik dhe që përcillte frikë tek të tjerët, sidomos te fëmijët. Por, pavaësisht kësaj i gjithë komuniteti e ka ndihmuar vazhdimisht me veshje dhe ushqime.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit