Ka ndërruar jetë në spital, i riu nga Durrësi që u përplas pak ditë më parë nga një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar. Viktima nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i ndjeri ka lënë pas një fëmijë vetëm 5 muajsh. Familjarët kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.