Deputeti i Lushnjes: Rama flet për satelitët, fermerëve s’u ndizet traktori!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.11.2021, 11:21

Fermerët mbajtën një protestë ditën e sotme para parlamentit. Pranë tyre ishte edhe deputeti i PD për zonën e Lushnjes, Saimir Korreshi. Para gazetarëve ai tha se sot fermerët ndodhen në situatën më të vështirë që është parë ndonjëherë dhe bëri thirrje që qeveria të ndërmarrë hapa konkretë.

Korreshi tha:

Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit