Vrau mizorisht djalin e tij 10-vjeçar me gruan shqiptare, polaku i mbylli gojën me shirit dhe e qëlloi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 11:26

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e vogëlushit Matias nga babai i tij polak. Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh pasi Mirko Tromkow u arratis nga spitali Covid dhë për shkak të konflikteve që kishte me partneren e tij shqiptare, shkoi në shtëpi dhe vrau mizorisht 10-vjeçarin. Mediat italiane shkruajnë se 44-vjeçari polak i dehur, fillimisht i mbylli gojën dhe hundën djalit të tij me shirit dhe më pas e qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine.

Autoritetet dyshojnë se vrasja e djalit ishte hakmarrje e polakut ndaj gruas së tij Mariola Rapaj, 25 vjeç. Ai e konsideronte fajtore atë për urdhrin e largimit të tij nga shtëpia në shtator. Deri më tani, autoritetet nuk dyshojnë se ka patur bashkëpunëtorë në krim, ndonëse në media ka patur spekulime dhe hipoteza se kush ia hapi derën në momentin që u fut në shtëpi. Sakaq autori i cili ndodhet në burg, po mbahet nën vëzhgim për shkak se ka tentuar të vetëvritet.

Burimi: newtuscia.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit