Joveski: Në vendin e aksidentit vërejta tuba të zbrazëta të cilat nuk ishin djegur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 10:13

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut marrin materiale biologjike nga të afërmit për analizë të ADN-së. Teza për gypat se janë shkak i aksidentit janë spekulime, prokurorët bullgarë janë duke punuar në hetim, tha për “BTV” prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, i cili ende sqaron se gjatë këqyrjes së autobusit të djegur në Strumë autostradë, ka parë tuba plastikë që nuk janë djegur.

“Teza për tubat në këtë moment është spekulim dhe nuk mund të vërtetohet në këtë moment se ata janë shkaku i aksidentit. Gjërat me siguri do të zbardhen pasi prokurorët të marrin ekspertizën. Theksoj edhe një herë se kjo me tubat është më shumë spekulim. Kur shkova në vendin e aksidentit i kam vërejtur gypat që ishin bosh dhe nuk ishin djegur”, tha Joveski për “BTV”.

Joveski shpjegoi se aktualisht po merret material biologjik nga familjarët e viktimave në Maqedoni për të kryer analizat e ADN-së dhe identifikimin e trupave.

Ai tha se prokuroria e Maqedonisë së Veriut do të aktivizohet vetëm pasi rasti të hetohej nga prokurorët bullgarë, pasi nuk do të gjenin asgjë paralelisht.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit