Plagosja në Vlorë/ Kush është 37-vjeçari që u qëllua me sende të forta?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 01:39

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Orikum dy ditë më parë. Mësohet se identiteti i personit të plagosur është 37-vjecari Ermal Sherifi, i cili rezulton një emër i njohur për blutë e Vlorës. Rreth një vit më parë Sherifi është akuzuar si autor i plagosjes së Dean Kapajt, në një lokal në Radhimë të Vlorës, raporton Panorama.

Asokohe Sherifi prej disa ditësh qëndroi në arrati derisa policia i vendosi prangat. Gjykata e Vlorës i vendosi atëhere masën arrest në shtepi. Sakaq, pista kryesore e hetimit për plagosjen e dy ditëve më parë është pikërisht kjo ngjarje. Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë edhe konflikte të tjera të mundshme të 37-vjeçarit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit