Mbytja e 31 emigrantëve/ Reagon Boris Johnson: Jam i tronditur, Franca të bëjë më shumë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 00:11

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson i ka kërkuar Francës të shtojë përpjekjet për të penguar fluksin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez. Raegimi ka ardhur menjëherë pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme, ku një gomone me emigrantë u përmbyt në brigjet franceze dhe për pasojë u regjistruan 31 viktima ( në fillim u raportua 27). Sipas Johnson, operacionet që janë zhvilluar deri më sot “nuk kanë qenë të mjaftueshme” për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

Ai tha se donte të punonte me autoritetet franceze për të “rrënuar” modelin e biznesit të trafikantëve të qenieve njerëzore të cilët “fjalë për fjalë po ia dilnin me vrasje”. “Dua të them vetëm se jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve që shoh në Kanalin anglez”, tha kryeministri britanik, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit