Dy të paraburgosur në Hagë infektohen me COVID-19

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 22:59

Dy persona që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë janë të prekur nga COVID-19.

Kështu ka deklaruar sonte në Debat Plus, Ermal Panduri, i cili ka njoftuar se mostrat e personave të tjerë që po mbahen në paraburgim janë dërguar për testim.

“Burimet e TV Dukagjinit bëjnë me dije se pritet të vijnë edhe mostrat e personave të tjerë që po qëndrojnë në Hagë, në mënyrë që të dihet se a janë të prekur edhe të tjerët me këtë virus”, tha ai.

Tutje ai ka shtuar se një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara në familjarëve të të paraburgosurve në Hagë

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit