Vodhën skuterin dhe tentuan të arratiseshin, dy hajdutët përplasen me makinën e parkuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 22:48

Të vjedhësh përbën një vepër penale nga ana ligjore, por gjithashtu dhe moralisht një gjë e tillë është e ndaluar.

Ndonjëherë "karma" funksionon në ndihmë të moralit dhe ligjit.

I tillë është dhe rasti i mëposhtëm, ku dy hajdutë motoçikletash e kanë pësuar keq.

Një kalimtar i rastësishëm, i cili po shëtiste qenin e tij, u përball me hajdutët kur kuptoi se ata po lëviznin me një skuter të vjedhur.

Ai u përball me ta përpara se ata të të tentonin të arratiseshin dhe gjërat të përkeqësoheshin.

Një nga grabitësit tha se kishin vite që e përdornin motoçikletën, por dëshmitari pa që në të ishte një numër 21 që tregonte se mjeti ishte prodhim i këtij viti.

Dy të rinjtë, të cilët ishin pa helmetë mohuan vjedhjen e skuterit, por më pas ata u përpoqën të largoheshin me shpejtësi.

Teksa u përpoqën të largoheshin me skuterin e vjedhur ata humbën kontrollin dhe u përplasën me një makinë të parkuar.

Pas këtij incidenti, njëri prej grabitësve u ngrit, hipi në skuter dhe u largua me shpejtësi duke e lënë shokun e tij vetëm.

I braktisur nga shoku, i riu nisi të çalonte në rrugë duke u kërkuar njerëzve ndihmë që të telefonin një ambulancë pasi ishte lënduar te gishti. Por më pas ai u largua përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në Mançester, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy të rinjtë.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit