Dogana në aksion, kapin kontrabanduesin duke e ndjekur me veturë derisa po fuste mallra ilegale në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 20:54

Dogana ka ndjekur nga mbrapa një veturë ngasësi i së cilës dyshohet se është kontrabandues i mallrave.

Në disa pamje të siguruara nga RTK, pas disa kilometrash, vetura ndalohet, ndërsa personi arrestohet nga zyrtarët Doganorë të Kosovës.

Ngjajshëm ka edhe mallra që vijnë nga Mitrovica e veriut për tu futur në jug.

Aksione të tilla janë shpeshtuar nga Dogana e Kosovës për të luftuar kontrabandën, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar edhe 200 telefona mobilë në Prishtinë.

“Gjatë këtij viti numri i kundëvajtjeve të mallrave që i kemi konfiskuar deri tani ka arritur afër 4 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur më pak rreth 3 milionë euro, ka edhe një numër të zbulimeve të kundërvajtjeve doganore.”, tha Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.

Gjatë kontrollove doganore, zyrtarët hasin edhe në pije alkoholike, muaj më parë u konfiskuan pesëmbdhjetë mijë litra raki, përvec kësaj kontrabandohet edhe me naftën.

“Është i lehtë për transport kemi pasur të kontrabandës me ujë kemi edhe produkte të tjera sica është ari ka edhe raste të kontrabandimit të derivateve të naftës arsyeja e kontrabandës është takasa e akcizës”, shtoi Stavileci.

Edhe paketimet me cigare të cilat konfiskohen merren dhe asgjesohen nga dogana, përvec tyre, dogana ka hasur edhe në kontrabandim me ngjyra per lyerje të shtepive.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit