Nard Ndoka: Soros ishte ndërmjetësi i marrëveshjes Rama-Basha më 17 maj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 21:08

Ish-aleati i Lulzim Bashës, njëkohësisht kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa foli në lidhje me situatën e vështirë që po përballet së fundmi Partia Demokratike.

Ndoka tha për Fax News se ndërmjetësi i marrëveshjes së 17 majit midis Ramës dhe Bashës ka qenë filantropi George Soros.

Sipas tij, Soros ka ndërmjetësuar takimin e tyre përmes telefonit, duke bindur Bashën të lënte mënjanë kauzat e tij e të shkonte drejt djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve dhe së fundmi duke i dalë kundër ish-liderit historit të demokratëve, Sali Berishës.

“Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi. Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë. Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojktoi zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës. Ai duhet të mbante një qëndrim burrëro me Berishën, m e babain e tij politik. Lulzim Basha u mor nga z.Berisha, atëherë kur mendoi ta hapte PD-në. U pikas si personazh prej lidhjeve që kishte dhe iu dha mundësi të ecte përpara”, deklaroi Basha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit