Holandezët dogjën vendin për shkak të masave anti-Covid, qeveria paralajmëron t’i shtrëngojë ato!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.11.2021, 20:30

Distancimi social u bë përsëri i detyrueshëm në të gjithë Holandën për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid dhe ekspertët bënë thirrje për masa edhe më të ashpra për të frenuar pandeminë. Po ashtu ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge tha në një konferencë për shtyp se do të shapllë masa të reja të premten. "Shkalla e infeksionit është më e lartë se kurrë"- u tha De Jonge gazetarëve në Hagë.

Holanda është në mes të një vale të pandemisë dhe ka regjistruar një sërë rekordesh të reja ditore për numrin e infeksioneve me Covid në javët e fundit. Instituti i shëndetit publik javën e kaluar regjistroi një rritje prej 39% të infeksioneve dhe tha se pranimet në spitale dhe në njësinë e kujdesit intensiv gjithashtu u rritën. Bërja e detyrueshme e distancimit social do të thotë që zyrtarët e zbatimit të ligjit mund të gjobisin njerëzit që nuk i respektojnë.

Burimi: abcnews.go.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit