Me kokainë dhe pasaportë vaksinimi të dikujt tjetër në tren, si u zbulua 18-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 20:42

Një i ri shqiptar është arrestuar nga karabinierët, pasi u kap me drogë dhe pasaportë vaksinimi në emrin e dikujt tjetër.

18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u ndalua pasi punonjësja e një treni me destinacion Romën ku po udhëtonte i riu, i gjeti një "Green Pass" me emër të ndryshëm nga ai i dokumentit të tij personal dhe lajmëroi policinë.

Pasi agjentët e policisë mbërritën gjatë ndalesës së trenit në stacionin e Chiavarit, i riu dukej tejet i shqetësuar, duke bërë që karabinierët të dyshonin dhe e detyruan të zbriste nga treni.

Gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 170 gram kokainë të cilën e kishte ndarë futur në dy mbështjellës celofani.

Ai u dërgua në paraburgimin e Genoa-s në pritje të seancës gjyqësore, ku do të jepet vendimi për të.

18-vjeçari akuzohet për "dhënie dëshmie të rreme ndaj një zyrtari publik" dhe "trafik të lëndëve narkotike".

Burimi: Liguria Notizie|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit