Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili ka pësuar fraktura në trup.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.