“Jam me ty deri në frymën e fundit”/ Graniti-Fifit pasi humbi ndjenjat: Në të mirë e në të keqe bashkë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 20:25

Granit Cana, ish-banori i “Big Brother Vip” ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Fifin, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku këngëtares i ra të fikët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se do të qëndrojë pranë saj në të mirë e në të keq.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymët të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira.”-u shpreh Cana.

Vlen të thuhet se Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar dhe po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit