“Zoti u fali binjakë pas shumë vitesh”/ Detaje të trishta për familjen shqiptare që u shua në Bullgari

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.11.2021, 19:11

Ditën e djeshme ndodhi një sksident tragjik në Bullgari, ku një autobus shpërtheu në flakë dhe u mori jetën 45 personave, shumica prej të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Mes vikitmave ishte edhe familja Ahmeti me katër pjesëtarë nga Shkupi, dy prindërit dhe dy fëmijë binjakë. Gazetari Alban Bogaj, i cili ndodhet në Bullgari, raportoi në një lidhje disa detaje të reja për ngjarjen e rëndë. Ai u shpreh se çifti prej vitesh nuk kishte patur fëmijë dhe së fundmi ishin bërë me binjakë.

Ai tha:

Ata ishin një familje që kishin kohë pa fëmijë dhe Zoti i kishte falur binjakë. Lulzimi është ende në shok, por nuk do të dalin lehtë nga mendja e tij ato momente, pasi ka parë live çdo gjë që ka ndodhur, uroj që sa më parë të dalin nga spitali, ndërkohë që familjet e viktimave u shprehin ngushëllimet. Familjarët e të plagosurve ishin me ndjenja të përziera, disa ishin të lumtur për ata që kishin shpëtuar e më pas trishtoheshin për ata që kishin humbur. Situatë e rëndë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit