Sherr mes të rinjve në Tiranë! 17-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 15:37

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, ku dy persona, konkretisht dy 17-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në spital ka përfunduar një prej tyre. Shtetasi me iniciale A.S. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak. Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën "Gjergj Legisi" dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit