Nxënësit infektohen me Covid, mbyllet klasa në Këlcyrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2021, 14:32

Covid në vendin tonë vijon të përhapet me shpejtësi pavarësisht numrit të lartë të vaksinimeve që raporton Ministria e Shëndetësisë. Së fundmi në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur klasa e Vlll. Ky vendim ka ardhur pasi katër nxënës të kësaj klase kanë rezultuar me Covid. Vendimi është marrë nga kryeinspektori i ISHSH së Gjirokastrës Edi Sinojmeri.

Kjo mase ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit