Bëri 43 vite burg, 62-vjeçari del i pafajshëm: U dënua gabimisht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 13:26

Një 62-vjeçar nga Kansas, i cili u burgos për më shumë se 40 vite për tre vrasje, u lirua nga burgu për shkak se gjykatësi tha se ai ishte dënuar gabimisht. 62-vjeçari, Kevin Strickland ka pohuar vazhdimisht se ka ka qenë në shtëpi duke parë televizor dhe nuk kishte asnjë lidhje me vrasjet, të cilat ndodhën kur ai ishte 18 vjeç. Për ironi, ai mësoi për vendimin kur lajmet u përhapën në televizion.

‘Unë nuk jam domosdoshmërisht i zemëruar. Gëzim, pikëllim, frikë. Unë jam duke u përpjekur të kuptoj se si t'i bashkoj ato.”-u tha ai gazetarëve teksa largohej nga Qendra Korrektuese e Misurit Perëndimor në Cameron.

Ai tha se do të donte të përfshihej në përpjekjet për “të mos i ndodhë kjo dikujt tjetër”, duke thënë se sistemi i drejtësisë penale duhet të “shembet” dhe të ribëhet.

Burimi: www.dailymail.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit