Vrasja e biznesmenit Hoxha/ Arma dhe makina nuk gjenden, dyshime se mjeti është çmontuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2021, 13:17

Kur kanë kaluar më shumë se tre javë që nga vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, makina tip ‘Volkswagen’ me të cilën dyshohet se ai u transportua në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës nuk është gjetur ende nga policia. Bashkë me makinën, nuk është gjetur ende as arma e krimit me të cilën është ekzekutuar Hoxha. Ka dyshime nga ana e prokurorisë se makina me të cilën Hoxha është transportuar drejt Dajtit është çmontuar për të mos lënë asnjë gjurmë.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, pasi akuzohen si autorë të vrasjes së biznesmenit Hoxha. Para pak ditësh ata kërkuan lirinë pasi sipas tyre ai ishte miku i tyre dhe nuk kishin arsye ta vrasin shokun e tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit