Memli Krasniqi: Bekim Haxhiu e ka humb garën, ai ka garuar kundër nesh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 21:59

Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka folur përsëri për deputetin e partisë së tij, Bekim Haxhiun, lidhur me vendimin e këtij të fundit për të dal kundër partisë në Skenderaj.

Krasniqi është shprehur se Haxhiu e ka humbur garën kundrejt partisë së tij në Skenderaj, ndërsa ka shtuar se do të bisedojë me të për pozicionin e tij brenda PDK-së.

“Bakim Haxhiu e ka humb garën, ne do të diskutojmë brenda partisë se çfarë vendimi do të marrim, edhe Haxhiu ka garuar kundër nesh, edhe pse nuk jam takuar akoma me të, mirëpo kur të takohem me të do të bisedojmë gjerë e gjatë”, është shprehur Krasniqi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit