Ragip Begaj nesër ia dorëzon detyrën e kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastratit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 16:26

Nesër, në ora 09:00 do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i kësaj komune Ekrem Kastrati, do të marrë detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ragip Begaj.

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate doli fitues në zgjedhjet lokale me 10 mijë e 572 vota ose 53,10%, ndërsa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj mori 9 mijë e 337 vota ose 46.90 përqind.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit