Flet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 09:35

Një nga të mbijetuarit nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari ku gjetën vdekjen 46 persona ka rrëfyer momentin tragjik.

Siç ka thënë ai, në momentin e aksidentit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

“Unë dhe shtatë pasagjerë tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i aksidentuar ndërsa tjerët nuk mundën të iknin”, ka thënë ai, gjatë një bisede që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev.

Nga viktimat ka edhe fëmijë, njerëzit kërcyen nga dritaret – detaje rreth aksidentit të autobusit me 46 të vdekur në Bullgari Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit