Flet këngëtari që ishte viktimë e racizmit: S’më kanë lënë me hy në lokal (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 19:09

Bajram Kinolli me profesion këngëtar, i cili i takon komunitetit rom, me anë të një lidhje direkte në “Frontal” në T7, u shpreh se me diskriminim përballet çdo herë që del në rrugë. Ai u shpreh, se e ka përjetuar edhe vetë të mos i shërbejnë në lokale dhe të shahet në rrugë. Madje thotë se edhe është rrahur.

Kinolli tha se diskrimimin ka hasur edhe jashtë Kosovës.Edhe vetë çdo ditë e kam përjetu kur kam jetu në Gjakovë, një tension të diskriminimit. Jo vetëm nga institucionet por edhe nga individë të caktuar. E dimë krejt çka kemi përjetu, secili nga ne. Paraluftës nuk e kam ditë që jam pjesë e një grupi, e kam ditë që jam shqiptar, e pasluftës dul termi që jemi “magjup ose gabel”.Plotë herë, s’më kanë lënë me hy në lokal, më kanë shajtë rrugës, plotë herë kam qenë i rrehur".

Personat që i diskriminojnë pjesëtarët e komunitetit RAE, Kinolli i quan me probleme mendore.

“Ekzistojnë gjithkah individë që kanë probleme mendore, e quaj problem mendor, problem informacioni, të tolerancës dhe vynë kohë e punë që me zgjidh këtë problem. Këtë problem e përjetoj çdo herë që dal në rrugë, jo vetëm në Kosovë, por gjithkund”, u shpreh ai.

Ai tha se komuniteti RAE ka pak qasje në institucione dhe sipas tij, integrimi nuk vjen vetëm nga komuniteti RAE por edhe nga mazhoranca.Video e plotë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit