Personi që u gjet pa shenja jete në Skenderaj është një 20-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 14:46

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 21:00, në shtëpinë e tij.

Sinjali mëson se viktima është një 20-vjeçar nga fshati Qirez i Skenderajt.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet autopsia.

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit