I dehur tapë tenton të futet në stacion të policisë pa ndonjë arsyeje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 11:41

Me datën 21.11.2021, rreth orës 16:20 në Shtërpcë, një person me inicialet D.S ( M/K) i moshës 46 vjeçar, ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsye, duke penguar në kryerje të detyrës dhe ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.

Në lidhje me këtë policia e detyruar me sjelljet e tij, i ka marr veprimet e nevojshme , e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacionin policor. I njëjti pasi është testuar me alkool test , ka rezultuar se ishte i dehur me 2.51 promila.

Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit