I arrestuari i katërt dyshohet se ishte koka e grupit në rastin e grabitjes dhe plagosjes në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 10:47

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit të katërt për tentim grabitjen e argjendarisë në Prizren, ku mbetën të plagosur pronari dhe djali i tij.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se A.A. dyshohet për veprën penale “Ndihma në grabitje”.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.12.2021, ndaj të pandehurit A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenin 33 par.1 dhe 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se A.A. iu kishte dhënë këshilla e udhëzime dy të dyshuarve tjerë dhe iu kishte premtuar që do t’i fshihte provat e e më pas i kishte marrë me veturë dhe i kishte dërguar në Prishtinë.Me dashje ndihmon personat e tjerë për kryerjen e veprave penale, duke i ‘u dhënë këshilla ose udhëzime, e pastaj duke i ‘u premtuar se do t ‘i fsheh provat e kryerjes së veprës penale, kurse me datë 15 nëntor, në orët e vona shkon me veturë dhe i merr të pandehurit L.L., dhe I.Q., (të cilët paraprakisht dyshohen që të maskuar e të armatosur kishin kryer grabitjet dhe veprat tjera), të njëjtit i pandehuri A.A., i dërgon në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, më 15 nëntor, në Prizren. Tre persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur pronari i argjendarisë dhe djali i tij.

Pas dy ditësh, policia ka arrestuar tre të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe Leutrim Latifi, i cili është person i njohur për organet e rendit, për shkak të rasteve të shumta të grabitjeve.

Ndaj tij dhe tre të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit