Pamje të reja nga rrahja e djeshme në një qendër tregtare në Prizren (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 09:50

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e djeshme në një qendër tregtare në Prizren.

Si fillim është raportuar se shkaku që çoi deri në përleshjen e pjesëtarit të sigurimit dhe disa familjarëve ishte çështja e vendosjes së maskës.

Por është avokati Arianit Koci i cili theksoi se ky sulm brutal ishte ndaj një familje rome.

Duke iu referuar deklaratave të një prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Koci tha se prindërit dhe vajza 11 vjeçare i kishin pasur të vendosura maskat.

Ndryshe nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit mbrëmë kanë deklaruar se janë arrestuar katër persona, ndërsa në bazë të informacioneve të para njëri nga të përfshirët në këtë rrahje është dërguar në spital.

Postimi i plotë:

Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren. Sipas një deputeti të Repubikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës. Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasë maskën. Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, për shkak të mos pasjës së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze. Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh. Vajza 11 vjeqare është e traumatizuar. Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit