Zaevi e uron Radevin: Do të vazhdojmë me dialogun për gjetjen e zgjidhjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 08:51

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike, me çka edhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit