Vetëvendosje: Çlirimi ende s’është arritur, Kosova është e vlefshme për ta lënë në duart e stërvitura për korrupsion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 20:18

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje në të cilën është diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku fituan vetëm drejtimin e katër komunave.

Pas kësaj nga kjo lëvizje është thënë se analiza lidhur me rezultatet e zgjedhjeve do të vazhdojë, por se tashmë nga diskutimi i bërë kanë dalë disa gjëra.

Sipas VV-së çështja e parë e dalë nga diskutimi është vetëkritika dhe se kanë hapësirë dhe nevojë për këtë.

Poashtu u tha se mosrealizimi i synimit të VV-së ishte që patën vetëm dy gra kandidate për kryetare.

Sipas Vetëvendosjes të rëndësishme tani janë mesazhet që qytetarët u kanë dërguar dhe se këto zgjedhje kanë qenë mësim për ta, duke pranuar të nxjerrin mësime pasi që sipas tyre politika është shkolla e tyre e përhershme.Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje në të cilën është diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku fituan vetëm drejtimin e katër komunave.

Pas kësaj nga kjo lëvizje është thënë se analiza lidhur me rezultatet e zgjedhjeve do të vazhdojë, por se tashmë nga diskutimi i bërë kanë dalë disa gjëra.

Sipas VV-së çështja e parë e dalë nga diskutimi është vetëkritika dhe se kanë hapësirë dhe nevojë për këtë.

Poashtu u tha se mosrealizimi i synimit të VV-së ishte që patën vetëm dy gra kandidate për kryetare.

Sipas Vetëvendosjes të rëndësishme tani janë mesazhet që qytetarët u kanë dërguar dhe se këto zgjedhje kanë qenë mësim për ta, duke pranuar të nxjerrin mësime pasi që sipas tyre politika është shkolla e tyre e përhershme.Ne kemi qenë të papërsosur kundrejt bashkimit të përkryer të kapitalit. Ata të gjithë u bashkuan sepse sot bashkë ruajnë kapitalin. Garojnë në pasuri dhe bashkohen në politikë. Në të dyjat u pengon VETËVENDOSJA!. Andaj e luftuan bashkë. Edhe heshturazi edhe zhurmshëm. Ata nuk kanë ndryshuar. Kanë mbajtur veç zgjedhjet e tyre të brendshme por janë të njëjtë për së jashtmi. Për qytetarët mbesin të njëjtë. Meqë sot nuk mund ta zhvillojnë korrupsionin prej kateve të ndryshme qeveritare ata po duan të provojnë nëpër komunat e ndryshme të qyteteve. Prej lartë, po duan ta zbresin më poshtë. Aty është edhe më i dëmshëm. I prek e gjymton edhe më shumë jetët e qyetarëve. Kryesisht nëpërmjet mafisë së ndërtimit. Këtu do të jetë lufta jonë dhe duhet të jemi syçelë. Sot të gjitha subjektet politike po na kopjojnë. Por na kopjojnë në metodat tona. Ata po duan të fitojnë si ne por jo të bëhen si ne. Ky është thelbi. Ne nuk kemi fituar sepse kemi protestuar por sepse kemi pasur të drejtë. Ne nuk jemi të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit për metodat tona por për kauzat tona. Andaj, ata jënë në sinkron në deklarata, në metoda dhe në rreshtim. Ata e kanë pasion pushtetin, ne politikën. Çlirimi ende nuk është arritur e ne duhet të luftojmë për këtë. Lufta jonë është më e gjatë. Ne as nuk lodhemi, as nuk dorëzohemi. Kosova është shumë e vlefshme për t’ua lënë në duart e stërvitura për korrupsion. Urojmë më të mirën për Kosovën dhe për komunat. Qofshin ndryshime estetike apo më përmbajtësore, në pastë të tilla do t’i përgëzojmë e shijojmë. Në mungofshin do t’i kërkojmë. Shpresa jonë është e madhe. Sepse aktiviteti ynë është i përhershëm.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit