8 vjeçari u dërgon letër falenderuese zjarrfikësve – “Ju ma shpëtuat jetën derisa unë isha në gjumë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 18:59

Një fëmijë 8 vjeçar me emrin Aid, ka dërguar një letër falenderuese për zjarrfikësit nga Mitrovica.

Ai përmes kësaj letre i ka falenderuar për intervenimin që bën zjarrfikësit mitrovicas, në një rast që mund të ishte fatal për jetën e tij.

Djaloshi 8 vjeçar i ka quajtur “superheronjë” zjarrfikësit mitrovicas,raporton jepizë.

“Unë isha në gjumë dhe mendova që po ëndërroja por ju ishit me të vërtet ata që na shpëtuat neve dhe shtëpinë”, ka shkruar Aidi

Ndryshe, zjarrfikësit nga Mitrovica kanë intervenuar shumëherë gjatë këtij viti në shumë raste ku rrezikohej jeta e qytetarëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit