Kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sërish fton LVV-në për koalicion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 18:09

Kryetari i ri i Komujës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili më 14 nëntor u rikonfirmua sërish i pari, pritet që këtë muaj zyrtarisht të marrë detyrën e të parit të qytetit të Vushtrrisë.

Idrizi ka folur për rezultatin zgjedhor dhe ftesën e dytë që ai i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri.

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 Nëntorit është shprehje e vullnetit të qytetarëve me votën e tyre të lirë dhe demokratike. Për mua ky rezultat është respekt, besim i qytetarëve ndaj personalitetit tim, si dhe një përgjegjësi e imja ndaj qytetarëve vushtrrias pa dallim. Vota e këtyre zgjedhjeve ka kaluar përtej partive politike, prandaj unë kam marr shumë vota edhe nga subjektet tjera politike si LDK, LVV, si dhe partitë e tjera që i pata në koalicion. Kjo votë është si rezultat i qëndrimit tim bindës, se përtej partisë politike nga e cila kandidova, i kam qytetarët e Vushtrrisë pa dallim”, tha kryetari Idrizi për VushtrriaPress.

Ai ka thënë se, “Vushtrria është shembulli më i mirë i demokracisë, që duhet të ndiqet edhe nga qytetet tjera, madje edhe nga vetë kryqyteti, Prishtina. Qytetarët vushtrrias e paten në fokus individin (kandidatin) para subjektit politik (partisë), dhe kjo është shumë me rëndësi për demokracinë, zgjedhjet lokale, si dhe për vetë qytetarët”.

Po ashtu kryetari Idrizi ka thënë se i ka bërë sërish ftesë LVV-së për koalicion në Vushtrri, pasi siç ka thënë ai për të marr vendime, duhen numrat në Kuvend.“Edhe njëherë i kam bërë ftesë LVV-së për koalicion pasi na nevojiten numra për të marr vendime në Kuvend, dhe për të patur një qeverisje stabile.

Po, unë shpeshherë e kam përsëritur në debate, se Albin Kurti është edhe Kryeministër i imi, po aq sa është edhe kryminister ta zënë i Kryetarit të Komunës së Gjilanit (Alban Hyseni), apo një komune tjeter që qeveriset nga LVV, sepse ai është Kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe nuk ka si të thuhet ndryshe. Pra, kjo çasje imja është shumë institucionale, parimore dhe kushtetuese, e cila besoj duhet të ndiqet nga secili kryetar komune”, tha kryetari Idrizi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit