Paralajëmrohet fundviti me protesta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 16:47

Punonjësit shëndetësorë, arsimorë e ata teknikë kanë paralajmëruar protesta e greva gjatë këtij viti.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se të enjtën më 25 nëntor, do të mbajnë një grevë të përgjithshme 8-orëshe.

Nga kjo Federatë kanë paralajmëruar se grevat dhe veprimet tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Projektligji për Paga nuk hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe nuk implementohet nga viti 2022.

Protesta e greva kanë paralajmëruar edhe punonjësit e arsimit.

Këta të fundit do të protestojnë më 4 dhjetor para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, protesta e 18 dhjetorit do të jetë edhe më masive,raporton express.

Ai ka paralajmëruar bllokim të tërë sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji për Paga.

Ndërsa, edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka marrë vendim që të mërkurën të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta do të mbahet si shenjë pakënaqësie për mos ndarje të shtesave për punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve, sikurse edhe për mjekët të cilët do të marrin shtesa prej 10% të pagës për muajt nëntor dhe dhjetor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit