Shqiptarja denoncon dentistin për ngacmim seksual: Më ofroi 15 mijë euro që të hesht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 16:51

Një shqiptare që jeton në Zvicër ka denoncuar dentistin Fehim Haliti për ngacmim seksual.

Teuta Gashi, 33 vjeçare ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dentisti në fjalë pasi ka shkuar të ai për disa vizita rresht për t’i bërë disa ndërhyrje në dhëmbët e saj.

Ajo thotë se pas disa vizitave dentisti Fehmi Haliti e ka ngacmuar atë me fjal duke i thënë “Mi more mend”, “ Ku po jeton” madje ajo thotë se edhe e ka thirrë për të dal në takim.

“Shkova bëra një konsultë të dentisti. Në takimi e parë më priti shumë mirë dhe u tregu i sjellshëm. Kur shkova pastaj, fillum me i ndreq dhëmbët. Dentisti ja nisi duke ma kërkuar snapchatin, kjo ishte hera e parë kur filloi të më ngacmonte. Ngacmimi i dytë, me thonte “mi hupe mend” ose me pyeti ne cilin hotel je duke jetu. Pas 4 dite u përfunduan dhëmbët, dhe u habita me tha “Teuta mi ke humbe mendt, kam harru me përdor cement”, thotë ajo në një prononcim për "Shqipëria Live".

Gashi thotë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

“Kam bërë një denoncim në polici dhe avokati m’ka thënë që është hedhur dosja dhe nuk është pranuar ai denoncim”.

Me tutje ajo rrëfen se si doktori i ka kërkuar të takoj në Zvicër dhe se si i ka ofruar 15 mijë euro që të mos e lajmëroj rastin në polici dhe mos ta bëjë publik në media.

“Doktori ka ardhë në Zvicër, dhe m’ka thirr ne telefon për me dal. Ai m’ka thënë si nuk me dole ne takim. Ai mi ka ofruar 15 mijë euro që mos të flas ne media dhe polici këtë çështje. Më ka bo shumë dëme. Do ta ndjeki deri në fund”, tha ajo.

Fehim Haliti është dentisti i njohur kosovar i cili reklamohet nga pjesa më e madhe e estradës, ku 80% e tyre kanë qenë pacientë të tij.

Gjiko, Elita Rudi, Kida, Arbenita Ismajli, Majlinda Kelmendi, Ledri Vula, Mozzik, Fero, Remzije Osmani, Tayna, Leonora Jakupi, janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë rregulluar dhëmbët tek ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit