Zjarri dogji katër baraka në Gostivar, tetë familje mbetën pa kulm mbi kokë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 15:58

Tetë familje nga Gostivari kanë mbetur pa kulm mbi kokë për shkak se mëngjes rreth orës 5:00, hapësirat ku ata banonin u dogjën plotësisht.

Sipas informacioneve të bara, zjarri është shpërndarë diku rreth orës 5 dhe shumë shpejtë është shpërndarë. Nga zjarri mbetën pa kulm tetë familje të cilët janë edhe raste sociale.

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa familjet tashmë kërkojnë akomodim, për shkak se, siç thonë ata, zjarri dogji gjithë pronën e tyre.

Për shkak të vjetërsisë së objekteve dhe materialit që digjet, ndërhyrje e zjarrfikësve nuk ka qenë efikase edhe pse zjarri shumë shpejtë është lokalizuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit