Bulliqi tregon se a do të ketë koalicion Vetëvendosje-LDK në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 15:56

Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë me komunën e Podujevës për katër vitet në vazhdim.

Megjithatë, ky subjekt nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në asamblenë komunale.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqii ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë tjera, përveç Lidhjes Demokratike e Kosovës, për të cilën ka thënë se i kanë humbur zgjedhjet dhe duhet lënë në opozitë.

“Hala herët është, nuk kemi nis bisedime me partitë tjera. I kemi 13 asamblistë. Jam i hapur për bashkëpunim, sepse është në interes të qytetarëve. Asambleja është e qytetarëve ajo duhet punoj për qytetarët. S’ka fije dyshimi. Sa i përket LDK-së, ata i kanë humbur zgjedhjet dhe duhet me i lanë në opozitë”, ka thënë Bulliqi për Indeksonline.

I pari i kësaj komune ka thënë se do t’i realizoj zotimet e dhëna gjatë fushatës para qytetarëve të Podujevës, sepse ai thotë se nuk jep zotime të cilat nuk mund t’i realizoj.

Edhe pse doli i dyti në raundin e parë, Bulliqi e mposhti kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni në balotazh me një diferencë mbi 1000 vota.

Indeksonline ka kontaktuar ditë më parë edhe me kandidatin me Ekrem Hysenin i cili ka thënë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë zyrtare për shkaqet që çuan në humbjen e LDK-së në Podujevë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit