Arrestohet nëna nga Prishtina, nuk u kujdes për djalin e saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 09:53

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, teksa djali i të dyshuarës është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit