Arrestohet edhe personi i katërt për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 22:07

I dyshuari i katërt për grabitjen në Prizren që ndodhi të hënën në mbrëmje është arrestuar sonte.

Këtë e ka konfrimuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Me urdhër të gjykatës gjatë bastisjes policia ka arrestuar një person”, ka thënë Osmanollaj.

Ndërkohë sipas klan kosovës i dyshuari është me inicalet A.A me banim në Prishtinë. Viti i lindjes 1997, i njëjti dyshohet për të kaluar kriminale.

Nga kjo grabitje kanë mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe birë.

Kujtojmë se gjatë javës janë arrestuar edhe dy të dyshuar për këtë grabitje, një nga ta Leotrim Latifi, i konsideruar një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit