Del fotoja/ Ky është 24-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi ra në humnerë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 23:18

24 vjeçari nga Kaçaniku që humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë është A.Gjini. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”- ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit