Dëmtohet menjëherë rruga e shtruar para zgjedhjeve (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 21:15

Rruga “Bedri Mustafa” në Klinë, ishte asfaltuar në kohën e fushatës zgjedhore të muajit të kaluar.

Por e njëjta pas disa dite ishte shembur teksa banorët e zonës po ankohen se punimet nuk u bënë si duhet.

Ka të tjerë që fajin ia lënë pikërisht zgjedhjeve dhe sipas tyre puna u bë me nguti.

Por nga Komuna e Klinës, nuk pohuan e as mohuan nëse projekti u zbatua shkaku i fushatës por konfirmuan se rruga do të rregullohet nga operatori, meqë është në fazën e garancisë. Dëmtohet rruga e shtruar para zgjedhjeve në Klinë. Video e plotë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit