Reagon pronari i kopshtit zoologjik në Çegran: Kam leje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 18:02

Pas publikimit të informacionit të dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme se në Çegran është gjetur mini kopsht zoologjik me kafshë të egra, ku sipas njoftimit, “nuk ka poseduar leje adekuate”, kanë reaguar pronarët e objektit hotelerik.

Për TV21 ata kanë shpalosur dokumente ku qartë shihet se të njëjtit posedojnë “leje për mbajtjen e kafshëve të egra dhe ekspozimin e tyre në publik për qëllime edukative në formë të mini kopshtit zoologjik”.

Por pronari i kopshtit thotë se problemi ka qenë të një papagall, i cili siç sqaron, është mbajtur nga ai përkohësisht pasi pronari i të njëjtit ka dalë jashtë vendit.

“Problemi ka qenë te papagalli. Vetëm për papagallin nuk kam pasur leje, pasi atë ma ka sjellë shumë vonë një mik i imi i cili për momentin ndodhet jashtë vendit dhe më ka obliguar mua që të kujdesem për të derisa të kthehet”, tha pronari.

Lexo po ashtu: Policia gjen mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra në Çegran të Gostivarit Policia gjen mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra në Çegran të Gostivarit Vlerëson se puna që e kryen është gjithçka në kuadër të ligjit dhe lejes që e posedon, ndërkaq aksionin e sotëm të kontrollit, të kryer në ora 5 të mëngjesit e sheh si “Punë inati”.

Konsideron se konkurrentët kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e tyre.

Ndërkaq në njoftimin e MPB-së u tha se dyshimet janë, ndërkaq pas ndërmarrjes së masave dhe zbardhjes së plotë të rastit do të marrin vendime shtesë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit