Filipçe: Masat e reja në seancën e qeverisë të martën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 09:43

Propozimi i masës për vaksinim të detyrueshëm apo test negativ për Covid-in për punonjësit e sektorit publik si kusht për paraqitjen e tyre në punë do të prezantohet të martën në seancën e Qeverisë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në paraqitjen e tij emisionin “360 Gradë” në Alsat, i pyetur se kur mund të pritet miratimi i masave të propozuara dhe hyrja e tyre në fuqi, Filipçe thotë:

“Për të hënën është caktuar mbledhja e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues, ku fillimisht shqyrtohen propozimet nga Ministria që vijnë përmes Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa të martën si propozim në seancën e qeverisë”, tha ministri Filipçe.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit