Socialistët bullgarë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.11.2021, 19:28

Kryetarja e Partisë Socialiste të Bullgarisë, Kornelia Ninova, e cila ka gjasa të jetë pjesë e qeverisë së re bullgare, tha se Maqedonia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse, siç tha ajo, fshin historinë e Bullgarisë.

“Kemi vullnetin për të krijuar një qeveri dhe për të siguruar një shumicë që në ditët e para do të miratojë buxhetin dhe do të lëvizë të gjitha masat për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset. Kam frikë se në këto negociata do të ketë disa çështje shumë të diskutueshme dhe jam pengesë për zgjidhjen e tyre.

Ata e dinë se ndërsa unë jam duke negociuar për qeveri, Maqedonia e Veriut nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse fshin historinë e Bullgarisë”, tha Ninova.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit