Tiranë/ Polici Lulzim Hysa i vendos gjobë qytetarit por pa i lënë letrën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2021, 21:47

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania se ëhstë ndeshur me një episod të pakëndshëm. Ai ka parkuar makinën e tij në Tiranë pranë Bulevardit “Zogu i Parë” dhe është gjobitur nga policia. Sipas qytetarit polici quhet Lulzim Hysa dhe është paraqitur pranë automjetit për ta gjobitur, bashkë me disa policë të tjerë. Qytetari denoncon se ndonëse policët e vendosën gjobën, atij nuk i lanë asnjë fletë në xhamin e makinës. Sipas qytetarit kjo ngjarje është përsëritur dhe më parë, kur efektivi Lulzim Hysa bashkë me efektivin Artan Elezi tentuan të hynin me dhunë në një biznes privat. Si pasojë e kësaj shkelje efektivi Artan Elezi u “internua” kurse efektivi Lulzim Hysa vazhdon të përsërisë çudirat në lidhje me gjobat.

Në vijim mesazhi i plotë i qytetarit:

Rikthehet i famshmi Lulzim Hysa me bemat e tij, kete here rikthehet fuqishem, duke mesuar policet e rinj se si vendoset gjoba per parking dhe gjobat i marrin me vete nuk ia vendosin makines (sic e parashikon ligji)…. Per cfare valle i duhen gjobat Lulzimit??? Polici Artan Elezi u shperngul, te shohim ca do beje SHCBA me kete tjetrin? Flm nqs e postoni”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit