A është “Ben Tigri” zv. kryeministri që pastron paratë e pista të Ndraghetës?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.11.2021, 21:29

Ditën e sotme një konflikt në dukje banal ndodhi në Parlament ku deputeti Salianji akuzoi ish zv. Kryeministrin Erion Braçe se emri i tij dilte në përgjimet e prokurorisë italianë për mafiozët e organizatës Ndragheta në lidhje me pastrimin e parave ku i përfshirë dyshohet të jetë edhe biznesmeni Rezart Taçi, raporton Gazeta Atdheu.

Por çfarë doli nga përgjimet?

Më 18 tetor 2021, Petruzzella, duke folur me të shoqen, shprehte ende besim se bashkëpunëtorët e tyre kishin arritur deri tek kryeministri dhe se nuk rezultonte se llogaria pranë Alpha Bank ishte sekuestruar. Sidoqoftë, sipas tij, ishte e nevojshme të lëvizeshin, sa më shpejt që të ishte e mundur, fondet shqiptare, para se të humbeshin. “sa më parë ti coj në Hong Kong, aq më mirë është’.

Fabio-Më ka thënë: duhet të qëndrosh i qetë, kuptoj gjithcka, fatmirësisht klienti është 90 vjec”...pra ai do thjeshtë të sistemojë fëmijët....ai thotë: Fabio e kuptoj shumë mirë, besoj e ke kuptuar që nuk varet nga unë, varet edhe nga...”

MARINA: Por ti e ke kuptuar këtë?

Fabio: Po

MARINA: Pra e ke kuptuar...

FABIO: Epo dreqin, kanë arritur deri tek kryeministri...

MARINA: Por e ke kuptuar se nuk varet nga ai? Është e vërtetë ajo që thotë?

FABIO: Po, absolutisht

Petrruzzella sqaronte se ndërhyrja që Rezart Taçi kishte marrë nga ana e kryeministrit të qeverisë shqiptare, në fakt ishte ‘zëvendës-kryeministri’.

Petrruzzella sqaronte se ndërhyrja që Rezart Taçi kishte marrë nga ana e kryeministrit të qeverisë shqiptare, në fakt ishte ‘zëvendës-kryeministri’, nga i cili, drejtori i antiriciklimit (Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave) pretendonte rikonfirmimin e detyrës, në këmbim të ndërhyrjes për të zhbllokuar fondet e Zummo-s. Veç të tjerash, zv kryeministri duhej të anashkalonte kërkesat e drejtorit të anti riciklimit, për të likuiduar më pas zhbllokimin e fondeve. Dhe e ka bërë tashmë – ka thënë ai Bir k..., drejtori i antiriciklimit ka pretenduar atje se kryeministri, zv kryeministrit dhe qeverisë ti thotë se do të rizgjidhen, rikonfirmohen, do ti thotë kështu. Ndaj ai bën dekretin dy orë më vonë në shtëpi, sepse më ka lodhur shumë...

Por përse ndodhi sherri i stisur sot në parlament?

Salianji akuzoi Braçen se ishte ai që shfaqej në përgjimet e prokurorisë italiane. Por a është vërtetë Erion Braçe zv. kryemnistri i cili përmendet në përgjime? Data e përgjimit rezulton të jetë në fakt 18 tetor 2021. Në këtë datë Braçe nuk ka qenë zv. Kryeministër. Në atë datë rezulton të ketë qenë “tigri” Arben Ahmetaj, post të cilin e mban edhe sot.

Po përse Salianji sot akuzoi Braçen?

Ndoshta për të bërë tymnajë duke mbuluar në të vërtetë mikun e tij Arben Ahmetaj? Dhe nuk ka tymnajë më të mirë sesa të simulosh një sherr fizik në Parlament aty ku të shohin të gjithë. Nëse ju kujtohet, është bërë tepër e famshme një foto ku Salianji është fotografuar në një kafe me Arben Ahmetaj. A provon kjo se Salianji dhe “Tigri” janë miq të mirë? A do të bënte Salianji një tymnajë sot në Parlament duke akuzuar gjoja Braçen si të përfshirë në përgjim, vetëm e vetëm për mbuluar në këtë mënyrë mikun e tij Arben Ahmetaj? A është kjo gjithashtu një indicie së Arben Ahmetaj ka blerë në fakt jo thjesht Salianjin por dhe opozitën e cila nuk po flet fare për këtë? E imagjinoni dot se sa e rëndë është që zv. Kryeministri i Shqipërisë të pastrojë paratë e pista të organizatës mafioze Ndragheta? Vetëm pak vite më parë ishte ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të cilit i doli emri për favorizim dhe përfshirje në trafikun e drogës, madje ishte ndër të vetmit zyrtarë të lartë të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Ndërsa tani, a do të jetë rradha e “Tigrit”?/Gazetaatdheu.com

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit