Ndërrimi i matësve të ujit është një nga shqetësimet më kryesore të qytetarëve të Tiranës.
Duket se kjo teknikë, e cila po praktikohet masivisht nga UKT dhe gjithnjë po merr përmasa më të gjera, e ka diçka nga pas dhe me siguri që bëhet për ndonjë përfitim të caktuar në kurriz të qytetarëve.
Së fundmi, në JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një qytetar, i cili shprehet se UKT, Njësia Zonale nr.1, po i detyron për herë të dytë për ndërrimin e sahatëve të ujit.
Qytetari ka dërguar në redaksinë tonë një shkresë që UKT i ka dërguar, ku ai kërcënohet se nëse nuk ndërron ujëmatësin, do t'i dyfishohet fatura e ujit.
Siç shihet dhe në foto, shkresës së dërguar nga UKT i mungon numri i protokollit, ndërsa qytetari tregon se paguajnë thuajse 4700 lekë në muaj faturën e ujit të pijshëm.
Denoncimi i plotë i qytetarit në JOQ:
Pershendetje JOQ, desha te denoncoj hajdutet e UKT SH.A Njesia Zonale 1 qe eshte hera e dyte qe na detyrojne te nderrojme sahatet e ujit. Bashkengjitur po ju dergoj shkresen qe na kane sjelle (pa nr prot), duke na kercenuar qe po nuk e nderruam sahatin do na dyfishojne cmimin e ujit. Ne e kemi matesin dhe paguajme nga 4.700 leke ne muaj uje, kta nuk ngopen, zoti na ruajt Ju lutem publikojeni.