Emocioniese: Ushtaraku përcillet me autoblindë në ditën e pensionimit (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.11.2021, 19:47

Ti shërbesh atdheut është nder dhe përgjegjësi, por ushtaraku që doli në pension Xhevat Kelmendi kishte forcën, guximin dhe vullnetin për të bërë një gjë të tillë në çdo kohë.

Ai ishte pjesë e UÇK-së në kohë lufte, por edhe pjesë e TMK-së e FSK-së në kohën kur Kosova hodhi hapat e shtetformimit e krijimit të ushtrisë.

Xhevat Kelmendi, i cili sot është pensionuar, u përcjell në mënyrë të veçantë nga kolegët e tij.

Kolegët e tij e kanë percjellur deri tek porta, me autoblindë.

Ata e uruan shëndet dhe pesnionim me famijen e tij, si dhe kanë falenderuar atë për shërbimin që i ka bërë vendit.

Ai këto momente emocionuese i ka publikuar përmes një videoje në faqen e tij në Facebook.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit