Video virale në rrjet/ Erdogan i sëmurë rëndë, ecën me këpucë speciale që mos të rrëzohet?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.11.2021, 11:27

Presidenti Erdogan ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, pasi përflitet se ai është shumë i sëmurë. Kujtojmë se mediat ndërkombëtare shkruanin se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të jetë në drejtim të Turqisë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore. Ka mendime se Erdogan është i sëmurë me kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Por vetëm një ditë më parë ai u pa duke ecur me vështirësi , pasi dha një deklaratë për mediat turke. Ai u pa të tërhiqte zvarrë këmbët e tij ndërsa dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin. Megjithatë qeveria turke nuk e ka konfirmuar asnjëherë se Erdogan vuan nga një sëmundje e rëndë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit