Clark: Nëse Millosheviq nuk do të dorëzohej, do të futeshim me trupa tokësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2021, 23:10

Ish-gjenerali i NATO-s, Uesley Clark, ka treguar se amerikanët ishin të gatshëm që të futeshin edhe me trupa tokësore në Serbi nëse Sllobodan Millosheviq nuk do të dorëzohej.

Ai thotë se në samitet zyrtare të NATO-s kjo çështje nuk është përmendur asnjëherë.

“Në samitet e NATO-s nuk është përmendur asnjëherë ndërhyrja tokësore”, tha ai.

Por ai tregon se plani ekzistonte dhe trupat do të futeshin nga dy shtete fqinje të Serbisë dhe Shqipëria.

“Por ne e kishim planin tjetër që fushata e bombardimeve të mos vazhdonte pa fund. Po përgatitnim planin për futje të disa trupva tokësore. Disa do të hynin nga Shqipëria, disa nga Maqedonia dhe disa nga Hungaria. Nuk do të ndaleshim deri në dorëzimin e Serbisë, apo Jugosllavisë. Nuk do të ndaleshim asnjëherë, nëse Millosheviq nuk do të dorëzohej. Po e përsëris, nëse nuk do të dorëzohej. E keqja ishte se ai nuk po e kuptonte me cfarë po përballej. Rrinte me një pije në dorë në shtëpinë e tij”, thotë ai në emisionin Opinion në Klan.

Tutje ai tregon se disa serbë ishin të gëzuar që NATO kishte sulmuar shtëpinë e ish-presidentit serb të akuzuar për gjenocid.

“Na thanë se disa serbë ishin të kënaqur që NATO bombardoi shtëpinë e Millosheviqit”, përfundoi ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit