Super-skandal/ Joe Biden ngatërron hartën, Kosova pjesë e Serbisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.11.2021, 14:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duket se nuk e njeh mirë gjeografinë e Ballkanit dhe shteteve anëtare që kanë fituar pavarësinë prej vitesh. Në një foto të publikuar në rrjetin social "Instagram" Joe Biden teksa tregon axhendën e tij të takimeve në Romë, Itali mund të shihet se harta që ka përdorur për këtë gjë nuk është e re dhe e përditësuar. Kjo pasi në hartën e mëposhtme mund të shihet qartë se Kosova është pjesë e Serbisë, mbulohet nga një ngjyrë e njëjtë dhe pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Ky është një skandal i madh për presidentin e SHBA, Joe Biden pasi kjo është një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ai tani me sa duket po i ndez vetë. Joe Biden duket se ka harruar se Kosova më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me një mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit